Transmetuar më 26-03-2020, 15:20

Duart e kuruara me thonj të gjatë janë kthyer në trend. Pjesa më e madhe e vajzave shkojnë në qendra estetike për t’u kujdesur që gishtat e tyre të duken bukur. Disa të tjerë thjesht mbajnë thonjtë paprerë.

Por si ndikojnë thonjtë e paprerë në këto ditë koronavirusi? A ndikon tek higjiena personale?

Ekspertja Elisabeth Dancey ka paralajmëruar për rrezikun që mund të ketë çdo njeri duke treguar se thonjtë e gjatë i thithin bakteret që transmetohen kur prekni me duar ose gishtërinj fytyrën, gojën, njerëz të tjerë apo objekte.

‘Thonjtë e gjatë, thonj me xhel apo tipsa nuk janë pranuar asnjëherë për vende pune ku higjiena e duarve është e domosdoshme, siç janë infermierët, mjekët, terapistët, kuzhinierët, nënat apo kujdestaret. Bakteret dhe viruset, përfshirë koronavirusin mund të mbeten në hapësirën poshtë thonjve dhe të transmetohen në çdo gjë që prekni. Ju nuk arrini ta shihni pisllëkun që fshihet poshtë’, tha Elisabeth për ‘Femail’.

Kështu që larja e duarve për 20 sekonda nuk do ju ndihmojë që të keni pastërti nëse thonjtë janë të gjatë.

Ndërsa kirurgu Chike Emeagi tha se thonjtë duhen të shkurtohen për të ulur mundësinë e transmetimit të infeksionit.

Kjo këshillë duket se vlen dhe për Edi Ramën që u shfaq këto ditë me thonj paprerë siç shihni fotot në galeri./noa.al