Transmetuar më 26-03-2020, 14:40

Pavarësisht kufizimeve të miratuara nga autoritetet irakene për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, një ministër i qeverisë së Bagdadit organizoi një festë këtë të mërkurë, duke pritur dhjetëra njerëz nën një tendë, sipas traditës vendase.

Ndërsa vdekjet dhe infeksionet po rriten në vend, deri në pikën e miratimit të një karantine për të gjithë qytetarët, e cila gjithashtu përfshin ndalimin e tubimeve dhe distancimin shoqëror, irakianët u befasuan duke parë në rrjetet sociale se Ministri i Industrisë, Salah Abdullah al Jiburi, mbajti një festë, me disa deputetë dhe anëtarët e komitetit të krizave të provincës Salahuddin.

Denoncimi u bë nga një aktivist irakian, Ktab al Maizan, i cili e denoncoi gjithçka tek ‘Al Arabiya”, duke denoncuar se ajo që ndodhi në distriktin Sharqat kërcënon sigurinë e të gjithë irakianëve.

“Kjo do të thotë të luash me jetën e qytetarëve dhe të shkelësh dekretin 55 të komitetit të sigurisë. Është e çuditshme që ishte një ministër ai që organizoi festën duke mbledhur deputetë dhe zyrtarë e sigurisë së Salahuddin”, tha ai.

Deri më tani numri total i të prekurve nga Covid-19 në Irak ka shkuar në 382, ndërsa i viktimave në 36. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE