Transmetuar më 26-03-2020, 13:50

Në orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video e vitit 2015 e cila është bërë virale. Bëhet fjalë për nj video të ‘Tg Leonardo’ në të cilin flitet për një virus të krijuar në laborator nga kinezët, i ngjashëm me atë që shkaktoi pandeminë e koronavirusit të këtyre muajve. Bëhet fjalë për viruse të ngjashme, por jo të njëjta.

Një përgënjeshtrim i parë erdhi nga Enrico Bucci, profesor në Universitetin Templey (SHBA), një epidemiolog me famë botërore i cili në një intervistë për RaiNews24 tha se “Covid-19 nuk është i njëjti virus i krijuar në laborator nga kinezët në vitin 2015”. Një mohim kategorik prej tij!

“Virusi i krijuar në vitin 2015 – thotë profesor Bucci – nuk kishte kapacitet epidemie. Për më tepër, nuk ka dyshim se Covid-19 nuk u krijua në laborator, por është rezultat i seleksionimit natyror”. Filmimi i vitit 2015 të cilin noa.al e sjell më poshtë, ka të bëjë me një video të ‘Tg Leonardo’, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, duke gjeneruar informacion fals dhe alarm të rremë, thotë ‘Rai’

Por hipotezën e mohon edhe virologu Roberto Burioni, i cili shkruan në Twitter: “Budallallëku i fundit është derivimi i koronavirusit nga një eksperiment laboratorik. Mos u shqetësoni, është 100% natyral, për fat të keq”.

Videoja ka mbërritur në celularët e shumë italianëve dhe jo vetëm, aq sa shkaktoi ndërhyrjen e politikës.

“Nga Tg3 Leonardo (Rai Tre) i 16 nëntorit 2015 një raportim mbi një mbikëqyrje pulmonare të koronavirusit të krijuar nga kinezët me lakuriq dhe minj, shumë të rrezikshëm për njerëzit. Nga pyetja urgjente e Lega për Kryeministrin dhe Ministrin punëve të Jashtme ”, ka shkruar Matteo Salvini në Facebook duke bashkangjitur videon e transmetimit Rai Tre.

Partia Lega, njoftoi një interpelancë më ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio.

Por sqarimet e mëtutjeshme erdhën pak më vonë. Raporti i 16 nëntorit 2015 transmetuar në kolonën “Leonardo” të TgR i cili i referohej një virusi super të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë e studiuar në laboratorët kinezë “është marrë nga një botim në revistën Nature”. Kjo gjë u tha nga drejtori i gazetës rajonale Rai, Alessandro Casarin, mbi polemikat, përfshirë ato politike, që po nxit video e “superkornavirusit kinez”. Casarin shton se vetëm tre ditë më parë e njëjta revistë e bëri të qartë se virusi për të cilin flet shërbimi, i krijuar në laborator, nuk ka asnjë lidhje me virusin natyror Covid-19. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE