Transmetuar më 26-03-2020, 13:25

Kryeministri Edi Rama në një vizitë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një strukturë të re e cila do të përshtatet në “spital lufte”, u njoh me detaje se si do të përshtatet godina për përballimin e emergjencës prej koronavirusit.

Ministrja tha se puna do të fillojë shumë shpejtë për rehabilitimin, ku bëri me dije se do të ketë kapacitet prej rreth 100 shtretër.

“Është në kushte që mund të adaptohet shpejtë për rezidencë bazë. Çdo kat do të ketë farmaci dhe laborator bazë dhe do të pajiset me imazheri. Do të bëhet instalimi i oksigjenit në dhoma të caktuara. Ky është një kampus tipik që mund të përshtatet edhe në afatgjatë”, u shpreh Manastirliu.

I pyetur nga Rama se për sa kohë do jetë gati, ministrja sqaroi se brenda 20 ditësh do të nisë puna, ndërsa kreu i qeverisë tha prerazi se për 30 ditë spitali duhet të jetë gati.

Rama tha se gjithashtu se tashmë është marrë vendimi për ta vënë godinën e ish-Universitetit “Kristal”, në dispozicion. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE