Transmetuar më 26-03-2020, 12:38

Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi. Listës iu shtua një ushtarak 46 vjeç i cili humbi jetën në spitalin e Aleksandrupolit në very-lindje të vendit.

Vlen të përmendet se 46 vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër. Deri më tani në Greqi raportohet për 821 të prekur me Covid-19.

Në njoftimin e tij, Ministri i Shëndetësisë Sotiris Tsiodras rekomandoi të lahen duart mirë, të përdoret një peshqir i mirë dhe të dezinfektohet tualeti.

"Rregulli është që të izolohen për 10 ditë nga dita e parë e simptomave dhe një karantinë 14-ditore për të afërmit e pacientit të infektuar”./b.l/noa.al/