Transmetuar më 26-03-2020, 12:21

Koronavirusi mobilizon yjet e Hollivudit dhe portofolet e tyre. E fundit, sipas rendit kronologjik, ishte Angelina Jolie, gjithnjë në vijën e parë kur bëhet fjalë për kauza humanitare.

Aktorja i ka dhuruar 1 milion dollarë organizatës ‘No Kid Hungry’, për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve më nevojtarë.

Më herët ishte radha e Arnold Scwarzenegger, i cili dhuroi edhe 1 milion dollarë për blerjen e furnizimeve mjekësore për mjekët dhe infermierët.

Për të tejkaluar të gjithë të tjerët në zemërgjerësi, ishte Rihanna ajo që dha 5 milionë. Këngëtarja nga Barbados e ka vënë shumën e majme në dispozicion të personelit mjekësor dhe pajisjeve të nevojshme për të luftuar pandeminë në të gjithë botën.

Mbështetja financiare e Angeli a Jolie, nga ana tjetër, ka të bëjë me fëmijët dhe studentët që u është dashur të largohen nga shkolla për shkak të virusit. Në fakt, shumë prej tyre varen nga kujdesi dhe ushqimi që ata marrin gjatë orarit të shkollës. Dhe organizata ndaj të cilës aktorja bëri dhurimin, është angazhuar pikërisht në këtë front duke përdorur burimet e saj për të siguruar që fëmijët të marrin ushqim.

Çifti i aktorëve Ryan Reynolds dhe Blake Lively kontribuan gjithashtu 1 milion dollarë në favor të Amerikës dhe Bankave të Ushqimit në Kanada, për dy shoqata të angazhuara për sigurimin e  ushqimit dhe nevojave themelore për të moshuarit dhe më të dobëtit.

Dhurime po bëhen gjithashtu nga Kylie Jenner. Ylli i “Keep Up With The Kardashian”, e cilia me linjën e saj të famshme të kozmetikës ka fituar mbi 1 miliard dollarë duke u bërë ndër të rinjtë më të pasur në botë, pasi është 22 vjeç, tha se do të kontribuojë për të ndihmuar profesionistët e kujdesit shëndetësor që po trajtojnë pacientë të diagnostikuar me koronavirus. Ajo nuk dha një shifër.

Ndihma më e pazakontë, është ajo e Ariana Grande, e cila, e vetëdijshme për situatën e vështirë të shumë fansave të saj për shkak të virusit, ka filluar të bëjë dhurime të personalizuara. Duke iu përgjigjur kërkesave për ndihmë nga individë më parë ajo u dërgoi disa prej tyre para për të kaluar në këto periudha të vështira, për të paguar faturat e ardhshme dhe për të blerë ushqim. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE