Transmetuar më 26-03-2020, 12:21

Një grua 97-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Korenë e Jugut që shërohet nga koronavirusi, sipas Yonhap News.

Pacientja, nga qyteti juglindor i Cheongdo, u kthye në shtëpi pasi u shërua plotësisht nga COVID-19. Qyteti është ngjitur me Daegu, një epiqendër e shpërthimit lokal. 97-vjeçarja është personi më i vjetër midis gjithsej 4,144 rasteve të rikuperuara të COVID-19 në vend.

Ende nuk ka shumë detaje rreth saj, por ajo nuk është e vetmja në botë që përkundër moshës e ka fituar betejën me virusin.

Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.