Transmetuar më 26-03-2020, 11:31

Nga 174 persona që janë të prekur deri sot nga koronavirusi në Shqipëri, 73 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv, ku mes tyre tre janë në gjendje të rëndë.

Më konkretisht tre pacientët janë në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar me respirator, ku dy janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive. Raportohet se këta fëmijë janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. /a.y/noa.al

Koronavirusi, 28 raste të reja 24 orët e fundit. 4 fëmijë të infektuar

PËRDITËSIM LIVE