Transmetuar më 26-03-2020, 10:40

Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen  e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me tre muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Mësohet se 30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin numër 23 të bordit, pasi më herët ishte përcaktuar fundi i marsit për të mbyllur transmetimet analoge në këto katër prefektura.

Shtyrja vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga epidemia e virusit COVID-19.