Transmetuar më 26-03-2020, 10:47

Një infermiere në Itali shkroi letër të hapur duke treguar ankthin ku është përfshirë në përballimin e situatës me koronavirusin në spitalet e vendit.

Michela Venturi ndër të tjera shkruan në letër se i shpëton urina në mbathje pasi është e kapluar nga frika se mos preket nga COVID-19 dhe të infektojë njerët të tjerë.

Kjo letër po ashtu kishte dhe përçmim për bonusin 100 euro që qeveria ka planifikuar për infermierët në këtë situatë.

Në parlamentin italian, mbrëmë u zhvillua një seancë plenare në Dhomën e Deputetëve, ku foli gjatë dhe kryeministri Xhuzepe Konte. Ai u ndal te letra e Mikelës.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, nuk do të harrojmë këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“.

Kryeministri shprehu falënderim për përpjekjet dhe angazhimin me të cilin përballen punonjësit e shëndetit dhe mjekët ditët e fundit. Dhe këtë e bëri ndërsa lexoi letrën nga infermierja nga Ferrara e Italisë.

Pak orë pas fjalës së Kontes reagoi infermierja Venturi. "Më bëre të qaj me ato që the. Faleminderit. Bëtë një premtim dhe ju besoj", thuhet ndër të tjera në reagimin e saj të gjatë.

Ndërsa në letrën që bëri bujë dhe solli reagimin e Kontes, ajo fliste për luftën kundër “virusit të mallkuar”, me turne që shkojnë deri në 10 orë, të ushqyerjes së keqe për shkak të stresit të tepruar dhe frikës së saj.

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punën time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…

Letra e 39 vjeçares në profilin e saj në Facebook mori 141 mijë pëlqime, 43 mijë komente dhe 90 mijë shpërndarje. Po ashtu ajo publikoi dhe si ka katandisur pamjen fizike dhe të jashtme, puna e rëndë tek të sëmurët me koronavirus, foto që i shihni në galeri. /noa.al/