Transmetuar më 26-03-2020, 08:55

Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e Covid-19, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i përcjellë qytetarëve shqiptarë një mesazh sensibilizues, përmes një thënieje të shenjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sjell shembullin e thirrjeve që bëheshin për kolerën.

“Fjalë të shenjta. O ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur, dhe ju mund të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni që zjarri (kolera) mos të ketë me çka të ndizet dhe kështu ai shuhet. Kur e ndëgjuan, u shpërndanë dhe shpëtuan me lejen e Allahut”, citon z. Rama./b.l/noa.al/