Transmetuar më 26-03-2020, 01:00

Një tjetër punonjëse e sektorit të burimeve njerëzore pranë Drejtorisë vendore të Policisë së Durrësit dyshohet si e infektuar me koronavirus.

Punonjësja është dërguar për ekzaminim në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa pritet dhe rezultati i tamponit.

Më herët rezultoi me koronavirus edhe kolegia e polices që u izolua sot. Ato punonin të dyja në të njëjtën zyrë.

Ndërkohë, të tjerë punonjës po të sektorit mbështetës në DVP Durrës janë futur në vetëkarantinim në banesat e tyre, deri në një afat 2-javor.

Vijon hetimi epidemiologjik në radhët e uniformave blu në qytetin bregdetar.