Transmetuar më 25-03-2020, 23:07

Italia është vendi më i prekur në Europë ku deri tani ka 74,386 të infektuar, nga të cilët 7503 janë viktima.

Shifrat për 21 rajonet me raste të konfirmuara janë tepër tronditëse.

Lombardia është rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve, ku totali i personave të prekur është 32346, nga të cilët kanë vdekur 4474 persona. Në këtë rajon, 10026 janë të shtruar në spital dhe 1236 janë në terapi intensive.

Pas Lombardisë, rajonet më të prekura janë Emilia Romagna, Veneto dhe Piemonte.

Në Emilia Romagna ka 10054 raste të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar 1077 persona.

Në Veneto ka 6442 të infektuar, nga të cilët 258 viktima. Ndërsa në rajonet e tjera, shifrat janë më të ulëta./a.m/noa.al

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020