Transmetuar më 25-03-2020, 22:06

Një grua dyshohet se ndërroi jetë nga koronavirusi pasi ndihmës mjekët e vizituan në shtëpi dhe i thanë se nuk ishte prioritet. Kayla William, 36 vjeçe, vdiq në apartamentin e saj në Londrën e Jugut, Britani.

Një ditë më parë, bashkëshorti Fabian Williams kishte telefonuar urgjencën për ti thënë se partnerja ishte sëmurë. Në një rrëfim për ‘The Guardian’, ai tha se nëna e tre fëmijëve kishte kollë, temperaturë të lartë dhe dhimbje stomaku.

Dokumentet e siguruara nga ‘The Guardian’ thonë se Kayla dyshohet si e infektuar me koronavirus.

49-vjeçari tha: ‘Telefonova 999 sepse gruaja ime kishte vështirësi në frymëmarrje, kishte përzierje dhe dhimbje në stomak. Teksa poi  thoja se gjendja e saj po përkeqësohej, ata më thanë ta shtrij në tokë.’

Më pas mbërriti një infermierqë e testoi Kaylën dhe i tha bashkëshortit: ‘Spitali nuk do e marrë, ajo nuk është prioritet’.

Por ditën tjetër, gjendja e saj u përkeqësua dhe bashkëshorti i gjeti të pajetë në dhomë./a.m/noa.al