Transmetuar më 25-03-2020, 21:52

Spitalet e New Yorkut po përdorin të njëjtën metodë me Kinën për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Pasi vitamina C rezultoi efektive në vendin ku shpërtheu pandemia, mjekët morën këtë vendim.

Mjeku pulmolog Andrew Weber tha për ‘New York Post’ se ka injektuar 1.500 miligramë vitaminë C intravenoze tek pacientët që janë në kujdes intensiv.

Në ditët në vijim, pacientëve i jepet kjo dozë 3 ose 4 herë në ditë. Ndonëse doza është 16 herë më shumë se doza e rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, mjeku thotë se po e përdorin pasi ka rezultuar tepër efektive.

Kjo është e bazuar tek trajtimet eksperimentale të provuara tek pacientët me koronavirus në Shangai, tha Weber.

‘Pacientët që morën vitaminë C reaguan shumë më mirë se ata që nuk morën vitaminë C. Ndihmon shumë, por nuk është theksuar pasi nuk është një medikament i rëndësishëm’, shprehet mjeku./a.m/noa.al