Transmetuar më 25-03-2020, 20:33

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tregon se ka biseduar në telefon me mjekun nga Durrësi i cili rezultoi i shëruar pas testeve konfirmuese.

Manastirliu ka shprehur mbështetjen për bluzat e bardha duke konfirmuar se do të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e tyre.

“Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese. Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve.

Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha”, shkruan Manastirliu në profilin e saj në Facebook./a.k/noa.al/