Karantina e Kryemadhit me Presidentin Meta: Pasdite pimë raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj
Transmetuar më 25-03-2020, 19:24

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po i kalon ditët e izolimit nga koronavirusi me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Pasditet i kalojnë duke pirë raki, të shoqëruar me hudhër e ullinj, ka treguar Kryemadhi.

“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë”, tha ajo në emisionin “Ftesë në 5”.

Këto ditë karantinimi, Kryemadhi po i shfrytëzon për të gatuar për familjen e saj, të cilëve i përgatit më shumë receta dibrane se Skrapari.

“Një gotë qumësht i nxehtë me një lugë mjalt është shumë i mirë për të rritur sadopak imunitetin. Po gatuaj më shumë receta dibrane se sa skrapari.

Dibranët i kanë me shumë kalori. Jufka nuk kam bërë sepse kanë shumë karbohidrate. Kam përdorur shumë mishin, hudhrat, qepën, fasulen, thierza që janë elementë të jetës së përditshme. Bylmetin e kam rralluar pak për shkak se nga mjekët sugjerohet për të mos ngrënë gjëra të ftohta, duke pasur pasrasysh që virusi qëndron në gjëra të fohta,”- shtoi kryetarja e LSI./a.m/noa.al

Loading...