Italia në emergjencë prej koronavirusit, dy shqiptarë kapen duke shpërndarë drogë/ Emrat
Transmetuar më 25-03-2020, 18:58

U kapën mat në orën 02.00 të mëngjesit të kësaj të marte në një parkim publik të komunës së Novellara, Itali, teksa shpërndanin kokainë.

Në telashe përfunduan katër persona, dy shpërndarësit e denoncuar dhe një çift të dashurish për thyerjen e dekretit të karantinimit.

Dy shpërndarësit janë shqiptarët Armando Muça, 30 vjeç me banim në Novellara, dhe shoku i tij Kliti Alizoti, 32 vjeç, pa leje qëndrimi.

Ata lëviznin me makinë për të shitur drogë, por u pikasën nga policia e Novellara teksa shkëmbenin dozat me paratë, me klientin 32 vjeç, i cili shoqërohej nga e fejuara 24 vjeçe.

Muça dhe Alizoti u arrestuan me akuzën e shpërndarjes së lëndës narkotike. Policia sekuestroi disa doza, para dhe pajisje për paketimin dhe peshimin e dozave.

Operacioni u zhvillua në rrugën ‘Vittoria’, kur policia pa një makinë ‘Fiat Punto’, në të cilën ndodheshin dy shqiptarët dhe një tjetër ku ndodhej çifti i të dashurve, tip ‘Renault Megane’. 32-vjeçari italian nga Luzzara u gjet me një dozë kokainë, të cilën sapo e kishte blerë tek dy shqiptarët.

Nga kontrolli në banesën e shqiptarëve u gjetën disa doza të tjera si dhe materiale për paketim, bashkë me një shumë parash prej 3 mijë euro.

Policia gjeti fotografi dhe mesazhe që cilësohen të lidhura me shpërndarjen. Krahas për lëndën narkotike, dy shqiptarët u proceduan edhe për thyerje të rregullit të karantinës. /a.y/noa.al

Loading...