Transmetuar më 25-03-2020, 16:44

Një vajzë 21-vjeçare mendohet të jetë një prej personave më të rinj në Britani që nuk kishte sëmundje ekzistuese, por vdiq nga koronavirusi.

Chloe Middleton, nga High Wycombe, Buckinghamshire thuhet se ndërroi jetë nga Covid-19 më 21 mars. Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen dhe arsyen që i mori jetën vajzës së re, raporton e përditshmja britanike Metro.

Nëna e saj, Diane Middleton, bëri një shkrim në Facebook ku thoshte: ‘Për të gjithë ata njerëz aty jashtë që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendoni sërish. Bazuar tek eksperienca ime personale, ky virus i mori jetën vajzës time 21-vjeçare.’

Ndërsa tezja, Emily Mistry, deklaroi se e reja nuk kishte sëmundje të tjera.  Në një postim në Facebook, ajo shkroi: ‘Mbesa ime e bukur, e dashur, 21 vjeçare, Chloe ka ndërruar jetë nga Covid-19. Nuk ka pasur probleme me shëndetin. Të dashurit e mi po kalojnë dhimbjen më të paimagjinueshme, ne jemi copëtuar tej mase.

Realiteti i këtij virusi po shpaloset para syve tanë. Ju lutemi, ju lutemi respektoni udhëzimet e qeverisë. Virusi nuk po përhapet, njerëzit po e përhapin virusin.’/a.m/noa.al