Transmetuar më 25-03-2020, 16:28

Një person është vënë nën hetim nga policia e Prishtinës, i akuzuar për kërcënimin e një deputeti të Kosovës.

Pas denoncimit të bërë këtë të martë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili ka thënë përmes rrjeteve sociale,

ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, gjatë ditës së sotme u kontaktua deputeti në fjalë dhe nisën heimet.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas marrë në pyetje të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në gjendje të lirë. /a.y/noa.al