Disa ditë pa asnjë rast me koronavirus/ Kryeministri i Kinës: Mos i fshihni
Transmetuar më 25-03-2020, 15:23

Kryeministri kinez Li Keqiang ka paralajmëruar zyrtarët lokalë të mos fshehin rastet e reja me  koronavirus, disa ditë pasi vendi nuk ka raportuar raste të reja të vendasve të prekur me koronavirus.

Li, i bëri thirrje pushtetit lokal që të “kërkojnë të vërtetën dhe të jenë “të hapur” në vërtetësinë e informacionit mbi pandeminë.

“Të jesh transparent do të thotë që një rast i ri duhet të raportohet pasi të zbulohet. Nuk duhet të fshihet asgjë ose të ketë raportim të ulët”, u tha ai zyrtarëve të ngarkuar me luftën kundër Covid-19 ,

Paralajmërimi i Li duket se është pjesë e një përpjekjeje për të rifituar besimin e popullit në mes të akuzave të vazhdueshme se zyrtarët lokalë nuk treguan me qëllim, realitetin e situatës gjatë fazave të para të shpërthimit të virusit./b.l/noa.al/

Loading...