Mamaja e Rita Orës në vijën e parë të frontit të luftës kundër koronavirusit
Transmetuar më 25-03-2020, 14:49

Mamaja e Rita Orës, Vera po jep kontributin e saj në këtë periudhë të vështirë që po kalon bota. “The Sun”  i ka dedikuar një artikull nënës së këngëtares me origjinë shqiptare.

Me profesion psikiatre ku njëkohësisht ka punuar edhe si mjeke e përgjithshme, ajo po ndihmon të gjithë kolegët e saj që të përballojnë fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19.

Nëpërmjet një video të publikuar nga Vera ajo u kërkoi ndjekësve të saj të rrinë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19.

“Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurt dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo.

Loading...