Dy të kollitura dhe pastaj heshtje… profesori vdes gjatë leksionit online
Transmetuar më 25-03-2020, 14:12

Mbante leksion me videokonferencë për nxënësit e tij, ashtu siç bënte prej ditësh qysh nga mbyllja e shkollës prej koronavirusit. Më pas papritur, u ndal për disa çaste, u ngrit dhe u largua disa hapa, për të mos u kthyer më.

Të rinjtë që po e ndiqnin online, dëgjuan disa të kollitura dhe më pas heshtje…

Gjeti kështu vdekjen nga infarkti, Fabrizio Borgi, një profesor 58-vjeçar italian.

Banonte në Sant’Elpidio të Mare, në mes të qendrës historike dhe me ikjen e tij la pas gruan dhe vajzën.

Një vdekje e paparashikuar e ndjekur direkt nga studentët e tij, të cilët tentonin dëshpërimisht ta përmendnin duke qenë se tableti me të cilin ai komunikonte me ta ishte i lidhur.

Ishin pikërisht nxënësit ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi pritën disa minuta dhe mësuesi nuk po shfaqej. Në shtëpinë e mësuesit mbërriti ndihma e shpejtë dhe një patrullë policie. Dera e shtëpisë u hap nga gruaja e pastrimit, e cila ndodhej në një dhomë tjetër dhe nuk pa asgjë nga ajo që kishte ndodhur. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...