Transmetuar më 25-03-2020, 11:58

“Nuk ia uroj askujt që të shohë atë që po shoh unë në spital gjatë javëve të fundit”.

Kështu shkruan Noemi, një infermiere italiane e terapisë intensive në spitalin “Martini” të Torinos, e cila në një postim të gjatë në Facebook, tregon video-telefonatën, ndoshta të fundit, mes një vajze dhe nënës së saj të shtruar prej koronavirusit.

“Drithërima dhe lotë të një emocioni unik!!”, thotë infermierja e cila garanton se nuk do i harrojë kurrë ato momente.

Nga njëra anë shkruan infermierja, nëna e rrethuar nga aparaturat, sa që nuk i dukej fytyra dhe një monitor që kumbon vazhdimisht dhe një kaskë në kokë që e lejon të flasë, si dhe një frymëmarrje e vështirë dhe lodhje prej sëmundjes.

Nga ana tjetër “fjalë të ëmbla dhe të trishta ‘ke qenë gjithmonë një nënë luftëtare, mos u dorëzo, jemi të gjithë me ty!”

Infermierja i qëndron pranë, pas maskës… Noemi thotë se nuk ka rëndësi se kush preket dhe në çfarë moshe, ky virus ndan shumë shpejtë lidhje deri sa i shuan përfundimisht.

“Nëse do ishte e mundur që ta provonin të gjithë atë emocion, do ishin të shumtë ata që do thoshin ‘të dua shumë’ më shesh. Do të ishin të shumtë ata që do të ishin të kuptueshëm me të tjerët, jo vetëm me ne infermierët, por me të gjithë, në ditë paqeje dhe jo vetëm lufte, që nga postieri deri te fqinji që na çan kokën… Dhe jam e sigurtë që do ishin të shumtë ata që do bënin gjënë e duhur… dhe jo sepse ua imponon një dekret. Duket një dallim i lehtë, por ju siguroj që nuk është kështu”, shkruan Noemi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE