Tërmet 7.6 ballë Rihter godet një ishull vullkanik të Rusisë
Transmetuar më 25-03-2020, 07:15

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot herët në mëngjes ishullin e Kurilit lindor, një rajon mes Japonisë dhe Rusisë duke bërë që lëkundja të ndjehet fuqishëm sidomos  ish federatë.

Tërmeti u regjistrua në orën 5.49 sot në mëngjes, ora lokale 11.49. Thellësia e tij ishte 60 km. Ky tërmet kishte intensitet makrosizmik 5 ballë të shkallës Merkali.

Nuk raportohen të lënduar dhe as dëme materiale, por tërmeti u ndje shumë dhe gjatë, në një pjesë të mirë të Rusisë dhe Japonisë. Shumë njerëz raportuan në EMSC se u tronditën dhe u frikësuan nga lëkundja e fortë.

Ishulli Kuril me sipërfaqe 10503 km katrorë, pranë Oqeanit Paqësor, është një arkipelag vullkanik në rajonin Sakhalin Oblast të Rusisë, 1300 km larg Hokkaido, Japoni. Atje ndodhen edhe 56 ishuj të tjerë më të vegjël. Në gjithë ishujt jetojnë 19 mijë banorë. /noa.al/

Loading...