Transmetuar më 25-03-2020, 08:59

Edhe Rihanna i është shtuar listës së njerëzve të famshëm që po kontribuojnë në luftën kundër koronavirusit. Organizata bamirëse e këngëtares, Clara Lionel Foundation, ka dhuruar 5 milionë dollar në mbështetje të luftës kundër pandemisë.

“Clara Lionel Foundation u vjen në ndihmë partnerve që punojnë në vijën e parë, veçanërisht atyre që u shërbejnë dhe mbrojnë komunitetet e margjinalizuara, duke ndihmuar dhe përgatitur për atë që pritet të vijë, ata që janë më vulnerabël në SHBA, Karaibe dhe Afrikë”, -thuhet në një deklaratë të përfaqësuesve të fondacionit, sipas People.

Rihanna dhe fondacioni i saj do të ndihmojnë edhe bankat lokale të ushqimeve, t’u shërbejnë komuniteteve të rrezikuara dhe të moshuarve në SHBA. Po ashtu, do të përshpejtojnë përpjekjet e testeve në vende si Haiti dhe Malawi, si dhe do të sigurojnë mjete mbrojtëse për mjekët dhe punonjësit e laboratorëve që po punojnë për gjetjen e vaksinës./b.l/noa.al/