Transmetuar më 25-03-2020, 08:36

Përhapet frikshëm në të gjithë botën koronavirusi, që ka vënë tashmë në alarm gjithë popullsinë, duke shënuar mijëra viktima.

Në një projeksion të fundit të bërë nga Universiteti Johns Hopkins mund të lexosh se numri total i të prekurve nga virusi ka shkuar ne 423 121 persona, ndërkohë që në total janë shënuar 18 919 viktima.

Sipas shifrave numri më i lartë i vdekjeve është në Itali me një bilanc që vazhdon të rritet frikshëm, duke kapur 6820 viktima. Pastaj vjen Kina, Spanja, Irani dhe Franca.

Vendet më të goditura mbeten Italia, SHBA dhe Spanja. SHBA më pas numëron 55 mijë e 330 të prekur si dhe 804 viktima. Spanja si vendi i dytë më i goditur në Europë numëron mbi 42 mijë të prekur dhe rreth 3 mijë viktima.

Spanja, e sëmurë rëndë me koronavirus, është duke pritur këtë javë pikun e pandemisë. "Në spitale gjendja është e rëndë” – tha Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa.

Në Spanjë shkalla e vdekjeve dhe rritja e infeksioneve është më e madhe sesa në Itali dhe Kinë. Për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtjëse, deri tani janë identifikuar 5,000 mjekë të infektuar./b.l/noa.al/