SHBA ka kyçur në shtëpi 51% të popullsisë së saj. 15 shtete me 166 milionë banorë tashmë janë në karantinë totale kurse 2 shtete të tjera do i marrin këto vendime në fund të javës.
Po ashtu Shtëpia e Bardhë ra dakort për një paketë ndihme ekonomike prej 2 trilionë dollarësh, nga të cilat 250 miliardë dollarë shkojnë direkt tek personat dhe familjet, 350 miliardë dollarë kredi për biznesin e vogël, 250 miliardë dollarë në përfitime të sigurimit të papunësisë dhe 500 miliardë dollarë në kredi për kompanitë e prekura nga kriza.
Nga ana e tij Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se shpreson në çrrënjosjen e koronavirusit nga SHBA të paktën deri në Pashkë, në 12 prill, edhe pse guvernatori i New York-ut i dha alarmin që sëmundja po përhapet më shpejt sesa "një tren me shpejtësi".
"Ne do të dalim nga izolimi së shpejti … Unë do të doja të hapja vendin dhe thjesht i rilindur deri në Pashkë", tha Trump.
Ai shtoi në një intervistë pasuese se: "Pashka është një ditë shumë e veçantë për mua … dhe ju do të keni mbushur kisha në të gjithë vendin tonë".
Në të gjithë botën janë konfirmuar më shumë se 420,000 raste që i afrohen 19,000 vdekjeve./b.l/noa.al/