Transmetuar më 24-03-2020, 23:04

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Kjo është edhe thirrja që ka apeluar jo pak herë, mjeku infeksionit, në QSUT, Pëllumb Pipero.

Ai tha këtë mbrëmje në emisionin Opinion se përqindja e popullsisë së Shqipërisë që pritet të jetë në kontakt me koronavirusin varet nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria.

Ai tha se nëse qytetarët do të respektojnë masat, rasti më i keq parashikon se 30-40% e qytetarëve do të jenë në kontakt me virusin.

Por nëse masat nuk respektohen ai tha se skenari më i keq parashikon se mbi 60% e popullsisë do të ketë kontakt me virusin.

“Ajo që mendoj unë se sa përqind e popullsisë do të bien në kontakt me virusin, jo do të infektohen, varet shumë nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Nëse këto masa do të respektoheshin mirë atëherë unë do të thoja që në rastin më të keq do të kishim një ekspozim të 30-40% të popullsisë. Në rast se masat nuk do të zbatohen ekspozimi do të ishte mbi 60% e popullsisë. Në Kinë rastet e para u deklaruan në 21 shkurt dhe në datë 23 Ëuhani u bllokua. Nga studimet e fundit tregohet se nëse Ëuhani do ishte mbyllur një ditë më parë, 40% e popullsisë më pak do të ishin infektuar”, tha Pipero./a.k/noa.al/