Transmetuar më 24-03-2020, 22:49

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Makthi “Covid-19” i ka përfshirë të gjithë, edhe emra të njohur.

Në videon që shihni më poshtë gjatë një konference për shtyp, kur një zyrtare tha se ka pasur ethe, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar menjëherë duke u larguar prej saj.

Koordinatorja e grupit të punës për koronavirus të Shtëpisë së Bardhë, Dr. Deborah Birx, zbuloi se gjatë fundjavës, kishte patur ethe, çka solli distancimin e menjëhershëm të Trump-it prej saj.

“Uh-oh”, reagoi Trump, duke u larguar nga Birx.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/