Transmetuar më 24-03-2020, 22:41

Fotografia e një të moshuari 81-vjeçar me maskën vendosur në fytyrë teksa ecën me gomar, është bërë virale.

I moshuari Marco Dessì, nga Meana Sardo, fshat në Sardegna të Italisë, vend i populluar nga të moshuarit, vijon të bëjë jetën e tij si gjithmonë, ndonëse me masat e rastit.

Çdo mëngjes ai i hipën Stella, gomares së tij, dhe del në fshat për të kujdesur delet, derrat dhe qentë.

Ai mban në xhep me vete, autorizim për të lëvizur dhe kjo gjë i është kthyer në rutinë tashmë.

“Në fshat nuk takoj thuajse kurrë njeri, por ndodh që të shoh ndonjë vendas dhe të ndalem të flasë me të. Prej shumë ditësh vendos maskën të cilën ma siguron mbesa që e kam infermiere. Ndjek çdo ditë lajmet dhe e di që ky virus është shumë i rrezikshëm sidomos për ne të moshuarit. Unë kam qenë gjithmonë si peshk, por kësaj radhe duhet treguar kujdes. Unë një situatë të tillë nuk e kisha njohur kurrë”, tregon i moshuari.

Në Itali deri më tani numri total i të prekurve nga koronavirusi është 69176, mes tyre 6820 viktima, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 743 të vdekur të tjerë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE