Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.
Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.
Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.
Së fundmi një lajm i hidhur na vjen nga Italia, ku një infermiere 34 vjeçare në spitaln San Gerardo në Monza, e infektuar me koronavirus, ka vrarë veten pasi dyshonte se virusin vdekjeprurës ua kishte kaluar edhe të tjerëve.
Lajmin edha Federata kombëtare italiane e infermierëve me një njoftim ku shprehet:
“Të gjithë dhimbjen e shqetësimin e infermierëve për vdekjen e koleges së re që humbi jetën, dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luftojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegëve të tyre”.
Infermieria Daniela Trezzi, punonte në repartin e terapisë intensive të spitalit San Gerardo një nga frontet më madhore të Italisë kundër pandemisë.
Vendimi për të vrarë veten ishte ndoshta stresi i punës me vuajtësit e virusit, por kolegët flasin për frikën e infermieres së re se pasi rezultoi pozitive ndaj sëmundjes, se mund të kishte infektuar persona të tjerë të afërt.
Kujtojmë që Italia regjistroi 24 orët e fundit 743 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi.Burimi: Il Matino/a.k/noa.al/