Basha: Ndihma ekonomike të jepet brenda muajit, paketa e paplotë
Transmetuar më 24-03-2020, 22:04

Kryedemokrati Lulzim Basha mirëpret vendimin e qeverisë për disbursimin financiar për familjet në nevojë si pjese e paketës financiare për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në këtë kohë.

Në një intervistë me skype në emisionin “Tempora” transmetuar kryetari i PD-së tha se qeveria duhet të japë përgjigje shumë pyetjeve lidhur me këtë paketë.

Megjithatë sipas tij, disbursimi do të ishte hap i mirë por se duhej patjetër që kjo pagesë të bëhet në fund të muajit nëse jo familjet nuk do të kenë mundësi të jetojnë.

“Më në fund paketa ka ardhur por është e paplotë. Mirëpres hapin e parë për ndihmë ekonomike për 30 mijë familje por nëse kjo ndihmë nuk u shkon kjo llogari në fund të muajit, të 30 200 familje në fund të muajit ata nuk do të kenë mundësi të përballojnë muajin tjetër. Prandaj duhet të kalohej nga fjalët tek veprat. Duhet patjetër që kjo pagesë në fund të muajit të përfundojë tek 30 200 familjet. E shoh shumë vështirë me kapacitetet me të cilat po punohet tani nëse dot ë realizohet apo jo, pasi nuk e dimë, ndërkohë që numri i bizneseve që janë mbyllur është shumë më i madh.Si do të detajohet? Kush do të përfitojë? Pse nuk do të përfitojnë të tjerët, këto pyetje duhet të japë përgjigje një orë e më parë”, deklaroi Lulzim Basha.

Ai kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyre për të gjithë territorin e vendin.

Në këtë drejtim shton se vonesa për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin është e pakuptueshme, por ka kosto të lartë dhe është e rrezikshme.

PËRDITËSIM LIVE

Loading...