Transmetuar më 24-03-2020, 22:08

Mjeku i Spitalit Infektiv në QSUT, Pëllumb Pipero informoi sonte se janë 9 pacientë në gjendje kritike për jetën dhe shtoi se tre pacientë vdiqën ditët e fundit pasi ishin intubuar për frymëmarrje të drejtuar.

Pipero tha se në katin e parë të Infektivit gjenden nën terapi intensive pesë pacientë dhe në katin e dytë, katër të tjerë.

Ai paralajmëroi se gjendja e tyre është në rrezik jete. "Në dijeninë time duhet të jenë më shumë se sa 8-9 pacientë nga të cilët 4 janë në terapi intensive, dhe 4 të tjerë gjithashtu në terapi intensive, por në katin e dytë, sepse tashmë, e dini që i gjithë kati i dytë me 35-40 shtretër është një kat i terapisë intensive, pasi të gjitha dhomat janë pajisur me respiratorë".

Pipero shtoi se ritmet e shtrimit të pacientëve me koronavirus janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

"Në rast se do të vazhdojmë me këto ritme do të detyrohemi të çojmë pacientë tek spitali COVID-19 2, pra Sanatoriumi", tha ai duke shprehur shqetësimin dhe për moshën e re të pacientëve shqiptarë.

Pipero tha se java aktuale dhe ajo e ardhshme janë vendimtare për të përcaktuar pikun e shpërthimit të epidemisë në Shqipëri. /noa.al/

Tempora – Beteja për jetën, në luftë me Covid_19 – 24 mars 2020

Tempora – Beteja për jetën, në luftë me Covid_19 – 24 mars 2020Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/N6btBbCGSPk

Publiée par Ora News sur Mardi 24 mars 2020