Dajana Shabani tregon arsyen e ndarjes nga Kameri, zbulon dhe rrogën e parë
Transmetuar më 24-03-2020, 21:58

Dajana Shabani është një prej moderatoreve më të komentuara, edhe sa i takon jetës së saj private.

Teksa ndodhet në karantinë, ajo iu është përgjigjur një sërë pyetjesh të ndjekësve të saj.

Mes tyre indirekt duket se ajo ka zbuluar arsyen e ndarjes nga i dashuri i saj, boksieri nga Kosova, Kamer Maloku.

Kjo pasi e pyetur se çfarë mendimi ka për meshkujt e Kosovës tha se, “Të respektueshëm! Dashurojnë shumë dhe shumë shumë shumë xheloz!”

“Për gratë që i konsiderojnë burrat aksesor, më mirë të mos jap përgjigje”, shkroi Maloku pas një interviste të Dajanës, duke sqaruar se lajmin e ndarjes e ka mësuar nga ekrani.

Ndërkohë një pyetje tjetër se sa e ka rrogën, Dajana ka treguar se “800 mijë lekë të vjetra, e kam pasur 20 vjeç”. /a.y/noa.al

Loading...