Koronavirusi, infermieret në Angli japin mesazhin e rëndësishëm duke kërcyer
Transmetuar më 24-03-2020, 21:48

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.

Në këto ditë sigurisht nevojiten edhe energji pozitive.

Dhe për këtë kanë menduar disa infermiere të Spitalit Royal Bolton në Farnëorth në Angli.

Infermieret kanë realizuar një video me këngën e “The Police”, “Don’t Stand So Close to Me” (Mos qëndro kaq afër meje).

Ato e kanë përdorur këngën si një njoftim për shërbimin publik për të qëndruar i sigurt dhe për të qëndruar në shtëpi mes pandemisë koronavirus.

Infermieret shihen në këtë video duke kërcyer dhe duke mbajtur postera që shkruanin “Qëndro i sigurt” dhe “Qëndro në shtëpi”.

Një infermjere tjetër shihet edhe me dizinfektues në dorë.

Më poshtë keni videon:/a.k/noa.al/

Loading...