Transmetuar më 24-03-2020, 21:29

Emergjenca e koronavirusit ka bërë që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shtyjë me dy javë të tjera seancat gjyqësore.

Në vendimin e marrë detajohen rastet përjashtimore, “Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari,

si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj”.

Ndër të tjera nënvizohet se gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave.

Masat në fjalë janë parashikuar që të zgjaten deri në 7 prill. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE