Transmetuar më 24-03-2020, 21:38

Shkrimtarja e njohur amerikane Silvia Browne, e cila ndërroi jetë në vitin 2013, më 2004 ka publikuar librin e saj "Profeci", ku duket se e parasheh atë që po ndodh sot.

Në faqet e librit "Prophecy, What the Future Holds for You", ("Profeci, çfarë e ardhmja rezervon për ju"), të përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, thuhet: "Gjatë vitit 2020 do të kthehet në dukuri, vënia në publik e maskave mjekësore dhe dorezave plastike, për shkak të një epidemie të një sëmundjeje të rëndë, e ngjashme me polmonitin, që do të sulmojë si polmonet, ashtu dhe kanalet bronkiale dhe do të jetë rezistente ndaj çdo lloj kure. Kjo patologji do të jetë veçanërisht shqetësuese sepse pasi të shkaktojë një dimër paniku absolut, do të duket sikur do të zhduket plotësisht për 10 vitet e ardhshme, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin e shkakut të shpërthimit dhe kurën kundër saj."

Në libër, siç raporton noa.al, autorja flet gjerësisht edhe për karantinën duke pohuar se njerëzit do të vihen nën panik nga infektimi dhe do të futen në karantinë për ti shpëtuar të keqes.

Ajo që e bën këtë libër edhe më drithërues është fakti se autorja në librat e sak para se të vdiste ka parashikuar edhe ndodhi të tjera. Kështu ajo paralajmëroi atëherë kur Arnold Zhvarceneger ishte në kulmin e aktrimit, se do të vinin vitet që do ti futej politikës, gjë që ndodhi dhe u bë guvernator.

Silvia Browne (1936-2013), nuk ishte e njohur vetëm si shkrimtare, por edhe si medium dhe psikologe. Deri sot askush nuk i ka shpjeguar dot vizionet e sajm /noa.al/

Pjesa e librit në italisht nga Mondadori, 2006

Faqja e librit në anglisht