Transmetuar më 24-03-2020, 20:50

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.

Por jo pak shqetësuese shfaqet edhe në vendin tonë.

Së fundmi, kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin sipas saj bujar të Bashkimit Europian për t’i akorduar Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se miku i mirë duket në ditë të vështira, ndërsa shprehu mirënjohje për bujarinë.

“Miku i mirë duket në ditët e vështira.

SHBA pak ditë më parë dhe sot BE, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me Covid-19.

Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale./a.k/noa.al/