Transmetuar më 24-03-2020, 20:12

Nuk kanë fund viktimat e koronavirusit në kryeqendrën e koronavirusit në Itali, në Lombardi.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë rajon janë konfirmuar 402 viktima të tjera, nga një total prej 4178, qysh nga fillimi i emergjencës.

“Vijojnë që të shtohen në mënyrë të ndjeshme, fatkeqësisht ky është një infeksion për të cilin deri më sot nuk ka një kurë apo vaksinë”, tha në raportin ditor përfaqësuesi i shëndetësisë për rajonin, Giulio Gallera.

Në Itali deri më tani numri total i të prekurve nga koronavirusi është 69176, mes tyre 6820 viktima, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 743 të vdekur të tjerë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE