Transmetuar më 24-03-2020, 19:48

Një urë e re komunikimi për të adresuar shqetësimet të gjithë qytetarët, në kushtet e emergjencës prej koronavirusit.

“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve”.

Kështu thotë Kryeministri Edi Rama i cili jep një adresë ku çdo qytetar mund të referojë shqetësimet për të.

“Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al. Skuadra speciale e platformë së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. Ju dua”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE