Transmetuar më 24-03-2020, 19:10

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shpërndau me mirënjohje mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili njoftoi një ndihmë të madhe për Shqipërinë për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID -19.

“Nuk jemi vetëm!Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë”, shkroi Basha.

BE dha 4 milionë euro për pajisje dhe mbështetje shëndetësore; 11 milionë euro për mbrojtjen sociale dhe deri në 35 milionë për rimëkëmbjen ekonomike. /a.y/noa.al

Lufta kundër koronavirusit, BE i jep Shqipërisë 50 milionë euro/ Si ndahen

PËRDITËSIM LIVE