Lufta kundër koronavirusit, BE i jep Shqipërisë 50 milionë euro/ Si ndahen
Transmetuar më 24-03-2020, 18:46

Në vijim të betejës me koronavirusin, Bashkimi Europain i jep Shqipërisë 50 milionë euro.

“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër covid-19. Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkruan Rama.

Nga ana e tij ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca shprehet i lumtur teksa ndan lajmin.

“4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore. 11 milionë euro për mbrojtje sociale, deri në 35 milionë euro për rikuperimin ekonomik”, shkruan Soreca.

Ai thotë gjithashtu se BE gjendet gjithmonë në kohën e nevojs dhe se është gjithmonë me Shqipërinë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...