Transmetuar më 24-03-2020, 18:31

Një burrë 60-vjeçar i prekur me koronavirus iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, pasi pësoi arrest kardiak.

Operacioni urgjent u krye nga ekipi i terapisë intensive polivalente, në spitalin e Alessandria, në Itali.

Pacienti manifestoi arrest kardiak, për shkak të një patologjie tromboembolike pulmonare, duke pësuar arrest kardiak. Operacioni ishte e vetmja mënyrë për ti shpëtuar jetën.

Spitali italian nëpërmjet doktor Andrea Audo, deklaroi se “Nuk ka deri më tani eksperienca të ngjashme në botë”.

Stafi mjekësor i mjekëve dhe kirurgëve e kryen ndërhyrjen në kushte të vështira, për shkak të nevojës për të trajtuar dhe operuar pacientin me sistemin e mbrojtjes prej emergjencës së Covid.

Ndërhyrja kirurgjikale zgjati pesë orë dhe pas ndërhyrjes pacienti rinisi ritmin kardiak spontanisht, ndonëse po asistohet me mjekime të vazhdueshme dhe ventilator.

Pacienti aktualisht sipas çekve, është në përmirësim të ngadaltë dhe cilësohen si “stabël por sërish kritike”.

Në Itali numri total i të prekurve nga koronavirusi është 69176, mes tyre 6820 viktima. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE