Koronavirusi, 743 të vdekur, 5249 të prekur dhe 894 të shëruar 24 orët e fundit në Itali
Transmetuar më 24-03-2020, 18:08

NOA.al/ E Martë, 24 Mars 2020 – Italia regjistroi 24 orët e fundit 743 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi. Ndërsa janë regjistruar edhe 5249 të infektuar të tjerë.

Të dhënat i publikoi Ministria italiane e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile. Ajo tha se 24 orët e fundit u shëruan edhe 894 të prekur nga koronavirusi.

Deri dje në total ishin 6077 të vdekur dhe sot shifra e trishtë ka arritur në 6820.

Të infektuar të evidentuar deri dje ishin 63927 kurse me rastet e sotme ky numër shkon në 69176.

Të shëruar në total deri dje ishin 7432. Me shifrat e sotme totali arrin në 8326. /noa.al/

Loading...