Transmetuar më 24-03-2020, 17:04

Raportohen të shtruarit e parë në bordin e ‘Splendid’, anijes-spital e ankoruar në portin e Genova në Itali.

Në këtë anije janë vendosur 20 shtretër, ku do ju shërbehet të prekurve me koronavirus.

Bëhet fjalë për katër pacientët e parë të mbërritur këtë të hënë, nga spitali i Galliera në Genova.

Në bordin e anijes janë mjekë dhe infermierë të vendosur në gatishmëri nga spitali i Galliera dhe San Martino.

Në shtetin fqinj situata është e rënduar, pasi deri më tani, numri total i të prekurve është 63927, ndërsa i viktimave 6077. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE