Transmetuar më 24-03-2020, 16:32

Në Milano të Italisë një lajmërim poetik i një lokali të mbyllur po bëhet viral në rrjetet sociale.

Një shprehje e thjeshtë dhe një mesazh që thotë shumë në një bar në rrugën Lomellina, të Milanos.

“Do të rihapemi kur të mundemi të puthemi sërish”, shkruhet në tabelën në hyrje.

Kjo është një prej mënyrave të shumta që kanë zgjedhur bizneset për të njoftuar klientët se lokalet do të jenë mbyllur prej koronavirusit.

Dhe qytetarëve nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të presin për ditën kur mund të puthen qetësisht.

Deri më tani, numri total i të prekurve është 63927, ndërsa i viktimave 6077. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE