Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Hungari, në kushtet e emergjencës prej koronavirusit.
Informohen të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari, me një vizë të vlefshme apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, se mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze.
Qytetarët shqiptarë të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.
Të interesuarit mund të kontaktojnë me autoritetet hungareze, si dhe të informohen në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe si ndikon kjo situatë në procedurat e zgjatjes së qëndrimit, nëpërmjet linqeve të mëposhtme: