Transmetuar më 24-03-2020, 15:47

Një rast i frikshëm vjen nga Italia, ku një foshnjë vetëm tre muajsh ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ngjarja vjen nga Casertano, ku deri më tani janë regjistruar 133 raste të prekurish.

Mes tyre janë 11 të vdekur dhe tre të shëruar.

Por rasti i fundit i foshnjës ka tronditur mbarë vendin, për shkak se bëhet fjalë për moshën më të re në Itali, të prekur nga koronavirusi.

Deri më tani, numri total i të prekurve nga koronavirusi në Itali është 63927, ndërsa i viktimave 6077. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE