Humbin gjashtë milionë maska të porositura nga Gjermania
Transmetuar më 24-03-2020, 15:45

Gjashtë milionë maska mbrojtëse për fytyrën, të porositura nga Gjermania për të parandaluar infeksionet e mëtejshme nga koronavirusi, kanë humbur.

Lajmi është bërë i ditur sot nga revista gjermane "Der Spiegel" duke përmendur zyrtarë të mbrojtjes.

“Porosia për maskat, sipas standardeve të rekomanduara nga OBSH, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në një aeroport në Kenia”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Ai shtoi se kjo ministri po heton ngjarjen. “Der Spiegel” raportoi se zëdhënësi tha se ishin porositur dhjetëra miliona maska për shpërndarje në Gjermani.

Blerja e materialeve mjekësore të nevojshme në luftën kundër koronavirusit po bëhet nga ushtria gjermane, me ndihmën e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë./b.l/noa.al/

Loading...